Stafi i Mësimor

Shkolla ka staf të kualifikuar dhe me përvojë, të përgatitur në drejtim shkencor dhe metodik.

Shumë mësues specialiste janë trajnuar si brenda vendit ashtu dhe jashtë si në Gjermani, Itali etj.

Trupi mësimor i shkollës vazhdimisht bën kualifikime të organizuar nga DAR Shkodër, nga Projekte të huaja etj.

Kualifikimi i brendshëm është faktor i rëndësishëm në përmirësimin e procesit mësimor  dhe edukativ. Ai organizohet mbi bazën e grupimit të trupit mësimor në bazë të Departamenteve.

Funksionojnë këto Departamente.

  • Departamenti i Lëndëve shoqërore;
  • Departamenti i Lëndëve natyrore;
  • Departamenti i degës Elektrike;
  • Departamenti i degës Mekanike.