Misioni dhe Organizimi
Synimet e shkollës teknike “ARBEN BROCI”
Objektivat e bashkëpunimit:
1. Krijimi i një gjenerate punonjësish te kualifikuar të pajisur me:
- Kompetence profesionale;
- Kompetence sociale;
- Kompetence përgjegjësie dhe vetëkontrolli të punës.
2. Dhënia e mundësisë së moshës së rinisë për të krijuar individualitetin e vet dhe zgjedhja e rrugës për të ardhmen.
Në kuadër të ristrukturimit të Arsimit shqiptar në përgjithësi dhe atij profesional në veçanti, me sistemin 2+1+ 1 shkolla ka tre Drejtime:
- Mekanike
- Sherbim Mjete Transporti
- Elektroteknike
- Ndertim
- Termohidraulike
Kurrikuli që zbaton shkolla përmban:
- Kulturë të përgjithshme 33% (Matematikë, Fizikë, Kimi, Gjuhë e huaj, Informatikë, Histori, Njohuri për shoqërinë, Letërsi);
- Kulturë profesionalë teorike 32% (Lëndët profesionale sipas Drejtimeve);
- Kulturë profesionale praktike 35%.
Pas përfundimit të shkollës nxenësi pajiset me:
- Diplomë;
- Certifikatë të përgatitjes tekniko-profesional.