Konvikti

Shkolla ka konvikt ku nxënësit që vijnë nga rrethit e zonës Verilindore mund të strehohen dhe të bëjnë një jetë normale.

Konvikti është katër katesh me rreth 45 dhoma, në të cilat mund të strehohen mbi 300 nxënës konviktorë.

Konvikti përbëhet nga:

 

  • Dhomat e fjetjes;
  • Salla e studimit;
  • Kuzhine;
  • Mensa;
  • Lavanderia;
  • Rrobaqepësia;
  • Infermieria.

 

Nga viti në vit shtohet numri i nxënësve konviktorë që dëshirojnë të mësojnë në shkollën tonë.

Bashkia Shkodër, bën vazhdimisht përpjekje për përmirësimin e kushteve të jetesës në mënyrë që nxënësit të jenë si në shtëpinë e tyre.