Infrastruktura
Shkolla ka një infrastrukturë shumë të mirë dhe të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor teorik dhe praktik.
Infrastruktura është siguruar nga donatore te huaj si GTZ gjermane dhe qeveria italiane si dhe laboratorë dhe reparte të ngritura nga trupi mësimor i shkollës.
Shkolla ka mjedise që sigurojnë një mësim normal dhe me cilësi ku nxënësit marrin njohuri teorike dhe praktike të gatshëm për të konkurruar në tregun e punës.
- Laboratori i informatikës
- Laboratori i elektronikes
- Laboratori i elektroteknikes
- Laboratori i matjeve mekanike
- Kabineti i automobilave
- Kabineti i vizatimit teknik
- Kabineti i matematikes
- Reparti i axhusterisë
- Reparti i instalimeve te brendshme
- Reparti i instalimeve t jashtme
- Reparti i riparimit te makinave elektrike.
- Reparti i makinave metal-prerëse.
- Reparti i saldimit.
- Reparti motorist
- Reparti i përgatitjes se duraluminit.