Shkolla Industriale “ARBEN BROCI”, Shkodër
Shkolla Teknike Industriale është hapur në Shkodër më 23 nëntor 1929, nga qeveria italiane (komuna e Torinos), por për arsye të luftës ajo u mbyll më ‘1943, për tu rihapur me 1 shtator 1968, ku është edhe sot.
Gjate periudhës 80 - vjeçare, shkolla ka ofruar shumë specialitete, por sot në shkollë funksionojnë këto Drejtime mësimore:
- Mekanikë (me 3 nivele 2+1+1)
- Shërbime Mjetesh transporti (me 3 nivele 2+1+1)
- Elektroteknikë (me 3 nivele 2+1+1)
- Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) Pilot –PEM (me 2 nivele 2+2)
- Ndërtim (me 3 nivele 2+1+1)
- Termohidraulike (me 3 nivele 2+1+1) Pilot –PEM nga Alb-VE. Në Nivelin e III-të, nxënësit kualifikohen për "Panele diellore dhe hidraulike".
Pranë shkollës, deri tani janë regjistruar 7200 nxënës dhe kane marrë Diplomë pjekurie rreth 4890 specialistë të rinj.
Shkolla ka një rritje ne numrin e nxënësve deri ne 540 nxënës vetëm në Drejtimet mësimore Elektroteknik-TIK-SHMT dhe Mekanike.
Në vitet e fundit në shkollën tonë janë inkuadruar dhe nxënësit nga zonat veri-lindore si nga Peshkopia dhe Kukësi.
Me hapjen e ambienteve te shkollës sa re si dhe ambienteve për akomodim te nxënësve qe nuk banojnë na qytetin tona mund te themi se kushtet e studimit dhe akomodimit janë përmirësuar në mënyrë të jashtëzakonshme.